Sanksionet për Rusinë do të vendosen "shumë shpejt" pas referendumit në Krime

Londër, 11 mars 2014 (MIA) - Sanksionet për Rusinë dhe për "individë të theksuar" do të hynë në fuqi "shumë shpejt" pas referendumit në Krime, në qoftë se Moska i legalizon rezultatet e tij, pohojnë mediat londineze.

Sipas mediave në Londër, Britani të Madhe, BE-ja dhe SHBA-ja kanë arritur pajtueshmëri rreth ndëshkimit të Rusisë dhe për këtë të dielën, kanë biseduar në Hanover, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik Dejvid Kameron.

Në takimin e tyre të dytë në periudhë prej dhjetëra ditësh, kësaj here në margjinat e panairit ndërkombëtar për teknologji të lartë CEBIT, që mbahet në këtë qytet gjerman, Kameron dhe Merkel edhe një herë kanë debatuar për krizën ukrainase dhe për masat kundër Rusisë.

BE-ja paraprakisht paralajmëroi se për shkak të intervenimit në Krime, Rusia rrezikon të ndëshkohet me ngrirje të pronës dhe mjeteve në banka të huaja, si dhe për ndalesë për udhëtim të "individëve".

Në Londër është konfirmuar se "po bëhet listë e atyre që do të dënohen".

Një përfaqësues i Dauning strit 10 deklaroi se bëhet fjalë për sanksione ndaj "individëve të theksuar" e jo ndaj qytetarëve rusë, por refuzoi të konfirmojë dhe të përgënjeshtrojë se nëse me ndalesën për udhëtim në Perëndim do të përfshihet edhe presidenti Vlladimir Putin.

Mediat londineze pohojnë se kryeministri britanik ka premtuar në Gjermani se Britania e Madhe tërësisht do të participojë në sanksionimin e sjelljes ruse në krizën ukrainase, që është më ndryshe nga maturia dhe rezerva e deritanishme rbritanike që të ndëshkohet Moska.

Qeveria britanike, paraprakisht, paralajmëroi se nuk do t'i ndërpresë transkansionet financiare ruse në qendrën financiare londineze Siti, si dhe se nuk do t'i ndërpresë lidhjet tregtare me Rusinë, por tani Kameron pohon se Qeveria në Londër është e përgatitur ta "sakrifikoj" Sitin dhe t'i dëmtojë marrëdhëniet tregtare, që të ndëshkohen Putini dhe Rusia.

BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë nga Moska që të fillojë bisedime me autoritetet e reja ukrainase, t'i mbështet zgjedhjet parlamentare në Ukrainë më 25 maj, t'i tërheq trupat e saj në Krime, prapa në bazë dhe ta ndërpresë mbështetjen për, siç thuhet, referendumin ilegal të Krimesë për ndarje. Një nga dënimet e paralajmëruara, në qoftë se nuk realizohen këto kërkesa, është edhe përjashtimi i Rusisë nga grupi G8 në të cilën është anëtare nga viti 1998. Ndërkohë, SHBA-ja e refuzuan nga Moska takimin e ofruar të sekretarit amerikan të shtetit Xhon Keri me presidentin Putin, duke kërkuar paraprakisht nga Rusia të përmbush disa nga kërkesat.

Në Rostov të Donit, madje, ku tani qëndron, ish-presidenti ukrainas Viktor Janukoviç, i cili u paraqit në konferencë shtypi, në të cilën tha se edhe mëtej është shef i shtetit, komandant suprem i armatës, si dhe se zgjedhjet më 25 maj janë legjitime dhe kundërkushtetuese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail