Moskë: Vendimi për pavarësinë e Parlamentit të Krimesë tërësisht ligjor

Moskë, 11 mars 2014 (MIA) - Rusia e konsideron tërësisht ligjore Deklaratën e miratuar sot nga Parlamenti i Krimesë për pavarësi, publikoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme, njofton ITAR-TASS.

"Ministria ruse e Punëve të Jashtme e konsideron vendimin e Parlamentit të Krimesë tërësisht ligjor", thuhet në kumtesën e Ministrisë ruse.

Paraprakisht sot 78 nga 81 deputetë në Parlamentin rajonal në Krime e miratuan deklaratën për pavarësi para referendumit të paralajmëruar për të dielën për bashkimin e Republikës autonome drejt Rusisë.

Qeveria ruse e theksoi nevojën për respektimin e interesave të të gjithë ukrainasve si dhe "respektimin e të drejtave të qytetarëve të Krimesë që të vendosin në mënyrë të pavarur për fatin e tyre në pajtim me normat e ligjit ndërkombëtar".

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov këtë qëndrim sot e trasmetoi në bisedë telefonike me kolegun amerikan Xhon Keri, kumtoi MPJ-ja ruse.

Në kumtesë shtohet se dy ministrat kanë shkëmbyer opinione për propozimet konkrete të Rusisë dhe të SHBA-së për paqe në Ukrainë dhe janë dakorduar që të vazhdojnë me konsultimet.

Kancelarja gjermane Angla Merkel deklaori sot se situata në Krime është e ngjashme me bashkimin me Rusinë", deklaroi burimi parlamentar.

Mundet tani më të flasim për bashkim", ka deklaruar kancelarja e seancës së grupit parlamentar të bllokut konservator HDS/HSS. Merkel ka shtuar se "Rusia e ka vjedhur Krimenë nga Ukraina.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail