Turçinov: Ukraina nuk do të intervenojë në Krime

Kiev, 12 mars 2014 (MIA) - Ukraina nuk do të intervenojë me ushtri në Krime për ta parandaluar shkëputjen e këtij ishulli të Detit të Zi, deklaroi ushtruesi i detyrës president i Ukrainës dhe kryetar i Radës Supreme, Aleksandar Turçinov.

"Nuk mund të ngrisim operacion ushtarak në Krime, pasi që do ta ekspozonim kufirin lindor në rrezik dhe Ukraina nuk do të ishte e mbrojtur", deklaroi Turçinov, derisa Krimeja po përgatitet për referendumin për bashkimin drejt Rusisë, i cili do të mbahet të dielën, më 16 mars.

Sipas Turçinov referendumi i radhës për bashkim me Rusinë është "farzë", rezultatet e së cilave do të kurdisen në Moskë.

"Atë që e quajnë referendum nuk do të ndodh në Krime, por në zyrat në Kremlin," theksoi ai dhe shtoi se liderët rusë refuzojnë dialog me autoritetet turke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail