Llavrov: Përdorimi i forcës në Ukrainë do t'i shkaktonte dëme takimit katërpalësh

Moskë, 13 prill 2014 (MIA) - Nëse Kievi përdor forcën në Ukrainën juglindore kundër popullit i cili është sjellë në mjerim, mundësitë për takimin e planifikuar në Gjenevë, kushtuar zgjidhjes së krizës ukrainase, do të rrezikohen, theksoi minsitri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov gjatë bisedës telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Keri.

Keri shprehu shqetësim për shkak të protestave në rajonet juglindore në Ukrainë, duke pohuar se ato janë pasojë e nxitjes dhe përzierjes pothuajse direkte të Rusisë, transmetoi ITAR-TASS.

Ai megjithatë nuk paraqiti asnjë fakt konkret por vetëm përsëriti se Rusia duhet t'i tërheqë njerëzit e vet nga juglindja e Ukrainës, kumtoi MPJ ruse.

Llavrov edhe një herë e përkujtoi Kerin në faktin se kriza politike në Ukrainë, dhe posaçërisht në pjesën juglindore, është shkaktuar nga mossuksesi i autoriteteve të tanishme ukrainase për të marrë parasysh nevojat dhe interesat legjitime të rusëve dhe banorëve të cilët flasin rusisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail