Putini ende nuk ka marrë përgjigje nga 18-të liderët evropianë për letrën për problemet me gazin

Moskë, 14 prill 2014 (MIA) - Kremlini ende nuk ka marrë përgjigje të porosisë së presidentit të Rusisë Vlladimir Putin deri te 18-të liderët evropianë për problemin me borxhin ukrainas për gaz, deklaroi sot zëdhënësi i shefit të shtetit rus, Dmitrij Peskov.

"Dëgjuam se ka pasur ide për ndonjë përgjigje të harmonizuar, por de fakto ende nuk kemi marrë asgjë", theksoi Peskov.

Putini dërgoi propozim deri te liderët e vendeve evropiane, të cilët blejnë gaz nga Rusia, lidhur me situatën kritike me borxhin e Ukrainës dhe pasojat e mundshme për transitin e gazit për Evropë.

Në letrën deri te liderët e 18 vendeve evropiane, midis të cilave edhe Maqedonia dhe 13 anëtarë të Bashkimit Evropian, Putin u kërcënua se do t'i pengojë dërgesat e gazit për Ukrainën, nëse Kievi nuk e paguan borxhin e vet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail