Obama shprehu para Putinit shqetësim nga veprimet në Moskë dhe Ukrainë

Uashington, 15 prill 2014 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur shqetësim të madh për mbeshtetjen e Rusisë për pro-separatistët në Ukrainë, gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama po ashtu ka thënë se Moska do të përballet me kosto të tjera nëse aksionet e saj në Ukrainë vazhdojnë.

Obama i ka bërë thirrje Putinit që të shfrytëzojë ndikimin e tij te grupet e armatosura pro-ruse dhe t'i bindë ato që të lënë ndërtesat që kanë uzurpuar ne lindje të Ukrainës.

Kremlini, në anën tjetër, ka bërë të ditur se Putini i ka thënë Obamës se Rusia nuk është e përfshirë në trazirat në lindje të Ukrainës.

Sipas Kremlinit, Putini ka hedhur poshtë pretendimet se agjentët rusë janë të përfshirë në protesta, duke thënë se ato janë spekulime që bazohen në informacione jo të besueshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail