Vëzhguesit e OSBE-së në rajonin e Harkovit

Kiev, 16 prill 2014 (MIA) - Një grup i vëzhguesve ushtarakë të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) mbrëmë mbërriti në rajonin e Sumit në Ukrainën Verilindore, ndërsa sot do ta vizitojnë rajonin fqinj Harkovin.

Në grup janë gjashtë vëzhgues nga Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Gjeorgjia, Çekia dhe Suedia.

Shefi i misionit nga Holanda deklaroi se dje grupi e ka vizituar rajonin e Çernigovit, ndërsa detyra e tij është njohja me aktivitetet e forcave të armatosura në Ukrainë, regjistrim të aktiviteteve të mundshme jotipike ushtarake dhe paralajmërim për eskalim të konfliktit.

Këshilli i përhershëm i OSBE-së, në të cilin janë të anëtarësuar anëtarë të të gjitha 57 vendeve-anëtare, më 21 mars mori vendim për dërgim të misionit nga njëqind deri 500 vëzhgues në gjashtë muaj.

Në mandatin e misionit është vizita e dhjetë qyteteve në territorin e Ukrainës, Dnjepropetrovsk, Donjeck, Ivano-Frankovsk, Kiev, Lugansk, Lavov, Odesa, Harkov, Herson dhe Çernovci.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail