Separatistët prorus robëruan gjashtë autoblinda ushtarake ukrainase

Kiev, 16 prill 2014 (MIA) - Separatistët prorusë të ndihmuar nga agjentët rusë robëruan gjashtë autoblinda ushtarake ukrainase  në pjesën lindore të Ukrainës, kumtoi Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

"Sot, më 16 prill në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, hynë gjashtë autoblinda ushtarake të forcave të armatosura të Ukrainës, të cilat vepruan sipas planit për operacion antiterrorist. Në qendrën e qytetit lëvizja e kolonave ishte bllokuar nga banorët lokalë, mes të cilëve kishte edhe anëtarë të grupit terrorist-diversant rus. Automjetetet e robëruara janë dërguar drejt qytetit Slavjansk", theksohet në kumtesën e MM-së ukrainase.

Përfaqësuesit e separatistëve kumtuan se autoblindat veçmë janë në qytetin Sllavjansk, i cili nga dita e shtunë është nën kontroll të demonstruesve prorus, të cilët i ndërmorën ndërtesat e drejtorisë komunale, milicisë dhe të degës lokale të shërbimit ukrainas për siguri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail