Fyle: Kriza në Ukrainë nuk është në interes as të Rusisë e as të BE-së

Strasburg, 16 prill 2014 (MIA) - Kriza në Ukrainë, e cila mund të eskalojë në gjakderdhje të pakontrolluar me përmasa më të mëdha, nuk është në interes as të Rusisë e as të BE-së, deklaroi sot eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle.

Në fjalimin para Parlamentit Evropian, Fyle theksoi se në interes të përbashkët të Rusisë dhe të BE-së është të punojnë në krijimin e zonës së stabilitetit, prosperitetit dhe demokracisë në Evropë, duke shtuar se zhvillimi i situatën në Ukrainë gjatë ditëve të ardhshme do të tregojë se çfarë përzgjedhje ka bërë Moska.

Ai konfirmoi se Brukseli është i gatshëm t'i nënshkruajë dispozitat e tjera të marrëveshjeve për asociim dhe për tregti të lirë me Ukrainën, duke shtuar se kjo do të ndodh shpejt pas mbajtjes së zgjedhje presidenciale në Ukrainë muajin e ardhshëm.

Duke e komentuar çështjen e bashkimit të Krimesë me Rusinë, Fyle theksoi se Komisioni Evropian akoma është duke punuar në parametrat praktike të politikës së mosnjohjes së këtij akti.

Eurokomisari u përqendrua edhe në problemin me sigurinë energjetike në Evropë. Duke shpjeguar se letra e dërguar e presidentit rus Vlladimir Putin deri te 18 liderë të shteteve evropiane, thekson rëndësinë e kësaj çështjeje, Fyle deklaroi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së në sferën e energjetikës bazohen në varshmërinë midis tyre, duke e pasur parasysh se Ukraina është tregu më i madh për gazin dhe naftën ruse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail