Fillojnë bisedimet katërpalëshe për krizën në Ukrainë

Gjenevë, 17 prill 2014 (MIA) - Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian do të takohen sot në Gjenevë, për të biseduar në lidhje me situatën në Ukrianë.
 
Ato do të kryesohen nga ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, ministri ukrainas i Punëve të Jashtme të Ukrainës Andrij Deshçistsia, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kethrin Eshton dhe sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri.

Takimi në Zvicër vjen në kohën kur seperatistët prorusë kanë marrë disa qytete e qyteza në lindje të Ukrainës.

Një ditë më parë, seperatistët prorusë kanë marrë nën kontrollë gjashtë automjete të blinduara të Ukrainës së bashku me ekipet e tyre, në qytetin Kramatorsk.

Seperatistët gjithashtu e kanë sulmuar ndërtesën e administratës së qytetit në Donetsk.

Teksa ka arritur në Gjenevë, ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm të Ukrainës Andrij Deshçistsia, ka bërë të ditur se do të kërkoj nga Moska që të ndaloj së mbështeturi aktivitetet terroriste nga vendi i tij, si dhe do të kërkoj tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën.

Ai ka shtuar se Ukraina është e gatshme që të bisedoj me Rusinë por se kjo e fundit sipas tij, nuk ka të drejtë t’i tregoj Ukrainës se si ta udhëheq vendin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail