Vriten tre persona në këmbimzjarrin në Mariupol

Kiev, 17 prill 2014 (MIA) - Ushtruesi i detyrës ministër i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Arseni Avalov ka bërë të ditur se tre aktivistë prorusë janë vrarë në afërsi të qytetit Mariupol, në Ukrainën Lindore, në faqen e tij Fejsbuk.

Ai ka shtuar se 13 aktivistë të tjerë janë plagosur, derisa 63 të tjerë janë arrestuar.

Disa orë më parë, agjecia ruse e lajmeve Interfaks, ka bërë me dije se të shtënat kanë shpërthyer gjatë natës së mbrëmshme në një bazë të Gardës Kombëtare në afërsi të Mariupol.

Ministri ka bërë me dije se të shtënat kanë nisur pasi që seperatistët prorusë, kanë tentuar që ta sulmojnë bazën e Gardës Kombëtare.

Ai shtoi se rreth 300 persona e kishin përgatitur këtë sulm teksa po përdornin armë të ndryshme. 

Incidenti vjen disa orë para nisjes së bisedimeve në Gjenevë në mes të përfaqësusve të Ukrainës, atyre të Rusisë si dhe atyre nga SHBA-të e BE-ja. 

Bisedimet pritet të fillojnë në ora 11.00.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail