Një ushtar ukrainas është plagosur në përleshjet në Sllavjansk

Kiev, 11 maj 2014 (MIA) -  Një ushtar ukrainas është plagosur natën e kaluar gjatë përleshjeve në qytetin Sllavjansk në rajonin lindor ukrainas Donjeck, ku sot mbahet referendum për vetpërcaktim të separatistëve prorusë.

Ashtu siç kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, ushtari është plagosur gjatë shpërthimit të granatës minahedhëse gjatë përleshjeve mes forcave siguruese ukrainase dhe separatistëve prorus në rajonin e kullës televizive në Sllavjansk.

Prefekti i vetemëruar i Sllavjanskut, Vjaçesllav Ponomarov informon se separatistët prorus "forca për vetmbrojtje", nuk kanë duruar kurrfarë humbje gjatë përleshjeve.

Gjatë natës në qytet janë dëgjuar detonime nga armë të rënda që kanë zgjatur rreth një orë, si dhe gjuajtje intensive nga armët automatike.

Nga mëngjesi qyteti është nën bllokim të forcave të sigurimit ukrainas dhe gjendja është e qetë.

Sipas mediave perëndimore, gjendja është e tensionuar edhe në qytetin Mariupol në Detin e Azovit, ku gjatë përleshjeve të premtën humbën jetën të paktën shtatë persona.

Informatat për gjuajtjet e përkohshme vijnë edhe nga rajone tjera të Ukrainës lindore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail