Në vendin e fatkeqësisë së aeroplanit malajzian deri më tani janë gjetur 121 trupa

Kiev, 18 korrik 2014 (MIA) - Shpëtimtarë, policë, e madje edhe minatorë të cilët nuk janë në ndërrim të punës, sot në mëngjes po e kërkojnë rajonin fatkeqësisë së aeroplanit malajzian në Ukrainën lindore, ku jetën e humbën 298 persona, duke gjurmuar pas trupave të udhëtarëve të vdekur apo mbetjeve të tyre.

Gazetarë perëndimorë kanë parë trupa dhe mbetje të njerëzve, të shpërndarë nëpër fushën afër fshatit Rozsipne, rreth katër kilometra larg vendit të fatkeqësisë.

"Deri në këtë moment janë gjetur 121 trupa", kumtoi sot shërbimi për shtyp i Agjencisë shtetërore ukrainase për gjendje të jashtëzakonshme.

IATR-TASS lajmëroi se në punët shpëtimtare-hetimore marrin pjesë 95 persona dhe 18 copë teknikë.

Sot në mëngjes është gjetur edhe kutia e dytë "e zezë" e aeroplanit të rrëzuar. Separatistët prorusë që mbrëmë kumtuan se është gjetur njëra nga kutitë "e zeza" me informacione të xhiruara nga kompjuteri i aeroplanit.

Shkaku i fatkeqësisë tani për tani mbetet i panjohur.

Ukraina i akuzoi separatistët prorusë, të cilët e kontrollojnë rajonin, se e kanë rrëzuar aeroplanin, por ata demantojnë.

Shërbimet amerikane të zbulimit pohojnë se aeroplani ishte rrëzuar nga raketa "tokë-ajër", por ende po tentojnë të zbulojnë se kush e ka gjuajtur raketën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail