Në Holandë me dy aeroplanë arritën 40 viktimat e para të fluturimit MH17

Ajndhoven, 23 korrik 2014 (MIA) - Dy aeroplanët e parë ushtarakë, me 40 arkivole që mbanin viktimat e rrëzimit të aeroplanit malajzian, kanë ateruar në qytetin Ajndhoven të Holandës.

Aeroplanët janë pritur nga rreth 1.000 të afërm të viktimave, mbreti i Holandës, Uillem-Aleksander dhe mbretëresha Maksima, kryeministri Mark Rute dhe përfaqësues të vendeve të tjera që kanë humbur shtetasit e tyre në tragjedi.

Flamujt e 11 vendeve që kanë humbur shtetas, kanë valuar në gjysmështizë në aeroport.

Ekspertët në Holandë do të bëjnë identifikimin e viktimave, shumica e të cilave kanë qenë holandezë.

Aeroplani, me 298 njerëz në bord, është rrëzuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës. Rebelët pro-rusë dyshohet se e kanë sulmuar atë me raketë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail