Karvani humanitar rus e vazhdoi rrugën drejt Ukrainës

Voronjezh, 14 gusht 2014 (MIA) - Një karvan rus, me afro 300 kamionë, për të cilin thuhet se është i karakterit humanitar, e ka vazhduar udhëtimin e tij drejt Ukrainës.

Një pjesë e tij është drejtuar për në rajonin Lugansk, në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të kryengritësve prorusë.

Zyrtarët rusë, më parë, kanë thënë se konvoji do të kaloj në rajonin Harkov, që është nën kontrollin e qeverisë së Ukrainës.

Moska i ka hedhur poshtë pretendimet se konvoji është pretekst për dërgimin e ndihmës ushtarake për separatistët që luftojnë kundër  forcave të qeverisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se procedurat e kalimit të kufirit dhe të doganës për këtë karvan, ende duhet të qartësohen. Megjithatë, ky komitet ka theksuar se "dërgimi i ndihmave nuk do të duhej të politizohej".

Zyrtari i lartë i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Laurent Korbaz, më vonë gjatë ditës së sotme pritet të niset për në Kiev dhe Moskë për bisedime.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail