Merkel: Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së varet nga shpejtësia e reformave

Berlin, 25 gusht 2014 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane, por përfshirja e tyre drejt BE-së do të varet nga ajo se sa shpejtë do t'i zbatojnë reformat kyçe.

Merkel këtë e tha në intervistën për analistin politik Korneliu Adebar para konferencës për Ballkanin Perëndimor, të cilën Qeveria gjermane do ta organizojë të enjten në Berlin.

Kancelarja deklaroi se Qeveria gjermane ka vendosur të organizojë tubim në nivel më të lartë, duke i ftuar kryeministrat dhe ministrat e punëve të jashtme dhe të ekonomisë të vendeve nga Ballkani Perëndimor, që ta shënojë njëqind vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore.

"Menduam për mënyrën  në të cilën do ta shënojmë njëqindvjetorin,  thjesht të mos shikojmë kah e kaluara, por të shikojmë përpara drejt të ardhmes. Qeveria ka ide t'i ftojmë të gjitha vendet e rajonit dhe t'ju tregojmë se konfliktet  janë në të kaluarën dhe se krahas të gjitha dallimeve uniteti është në zemrën e tij. Besoj se pespektivat evropiane e të gjithë këtyre vendeve atë e bënë të "mundur", deklaroi Merkel në video materialin, të publikuar në ueb faqen e Qeverisë gjermane.

"Ajo do të thotë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shans të përfshihen drejt BE-së dhe se ajo është qëllimi  ndaj të cilës të gjithë ato synojnë", nënvizoi ajo.

"Ne ende i përkujtojmë luftërat e tmerrshme dhe kjo konferencë do të mbahet që të tregojë  se shkojmë përpara, se i tejkaluam konfliktet dhe se ajo është shenjë e mirë. Ne të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor u premtojmë anëtarësim në BE dhe qëndrojmë fuqishëm pas atij premtimi", tha ajo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail