Putin dhe Poroshenko u dakorduan për "hartë rrugore" për armëpushim

Minsk, 27 gusht 2014 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë mbajtur mbrëmë vonë bisedime direkte për krizën në pjesën lindore të Ukrainës, pas takimit ato njoftuan se do të përgatitet "kartë rrugore" për arrtije të marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit në Ukrianë.

Të dy zyrtarët e lartë janë takuar për dy orë, direkt njëri me tjetrin, pas negociatave të gjëra me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe presidentët e Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Poroshenko tha se të gjitha palët i kanë mbështetur propozimet për paqe të Kievit, për përfundimin e luftës ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, dhe se plani do të përgatitet sa më shpejtë që është e mundur.

Ndaras, Putin tha se Rusia do "të bëjë çdo gjë të mundshme për ta mbështetur këtë proces paqësor, nëse ai fillon", por ka tërhequr vërejtjen se i takon Kievit të punoj për kushtet e armëpishimit me kryengritësit.

Ukraina dhe perëndimi e akuzojnë Rusinë për mbështetjen e separatistëve dhe për furnizimin e tyre me armatim. Por, Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail