Parlamenti Evropian sot duhet t'i japë dritë jeshile marrëveshjes për asoccim me Ukrainën

Strasburg, 16 shtator 2014 (MIA) - Parlamenti Evropian sot në sesionin plenar në Strasburg duhet të japë dritë jeshile për marrëveshjen për asociim midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Vetëm pjesa politike e marrëveshjes do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet për disa javë, pasi që Kievi, Moska dhe Komisioni Evropian vendosën të premten për ta anuluar hyrjen në fuqi të pjesës tregtare të marrëveshjes, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Kjo duhet të jetë ditë historike për marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, pasi që eurodeputetët në Strasburg dhe deputetët e Ukrainës në Kiev në mënyrë simultane do të votojnë për marrëveshjen për asociim. Edhe për këtë moment historik më shumë të ketë peshë dhe simbolikë, dy parlamentet lidhen me një video-lidhje.

Para votimit, të paraparë për pasdite, eurodeputetët debatojnë për situatën aktuale në Ukrainë dhe veçanërisht për ngjarjet në pjesët lindore të vendit. Në debatin e deritanishëm erdhën në shprehje dallimet e grupeve politike në qasjen drejt krizës ukrainase dhe shkaqet për fillimin e saj.

Sa i takon tekstit për të cilin Parlamenti Evropian do të votojë sot, sipas raportuesit Jaçek Sarius-Volski, ai është lehtësuar, për shkak të presionit të cilin e bëri Moska.

"Kjo është dobësi, ky është gabim gjeopolitik, ky është lëshim i panevojshëm në lidhje me Rusinë dhe i cili mund ta rrisë apetitin rus" - i vjen keq Sarius Volski.

"Në vitin 2015 ata mund të kërkojnë vazhdim, ata mund të kërkojnë më shumë të drejta në lidhje me marrëdhëniet midis BE-së dhe Ukrainës. Do të thotë ky është precedent i keq" - konstaton raportuesi i PE-së.

Pjesa ekonomike e marrëveshjes do të hyjë në fuqi në vitin 2016, edhe pse paraprakisht një gjë e tillë është paraparë për 1 nëntorin e ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail