Një deputet ukrainas hedhet në mbeturina

Kiev, 16 shtator 2014 (MIA) - Në Kiev sot ndodhi një incident, kur një deputet u hodh në një kontejner të mbeturinave, pasi dhjetëra qytetarë e kapën për dore dhe e hodhën në plehra.

Duket se situata në Ukrainë po nxehet përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Edhe pse Partia e Rajoneve, lideri i së cilës ishte presidenti, Viktor Janukoviç, tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, një nga deputetët e saj përfundoi në kontejner të mbeturinave.

Aty u mbajt për një kohë, duke mos e lejuar që të dal jashtë. Madje e kapën edhe për fyti, duke i akuzuar për trazirat në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Supozohet se ky incident ka ndodhur për shkak të liderit të partisë së tij, Janukoviçit, i cili është dëbuar nga Ukraina, pas disa muaj protestash dhe trazirash në Kiev.

Edhe pse në vendngjarje ishin edhe forcat policore, ata nuk reaguan për një kohë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail