Lavrov: NATO-ja në mënyrë faktike e shtyn Ukrainë në skenar të dhunshëm

Moskë,  17 shtator 2014 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov deklaroi sot se NATO ka luajtur rol destruktiv në krizën ukrainase dhe se faktikisht e nxit Kievin  në zgjidhje të dhunshme të konfliktit.

Ai i hodhi poshtë akuzat për përzierje ushtarake ruse në Ukrainë dhe theksoi se ajo është pjesë e luftës informative.

"Vëmendje tërheq roli destruktiv i NATO-s gjatë të gjithë krizës në Ukrainë. Mes tjerash Aleanca është drejtuar kah përforcimi  i potencialit ushtarak  të Ukrainës, i cili ashtu siç është e njohur, shfrytëzohet kundër civilëve. Udhëheqësia e NATO-s i përkrahë qëllimet e shteteve-anëtare në sasi të madhe ta furnizojnë Ukrainën me mjete speciale, pajisje luftarake, të cilat autoritetet ukrainase mund t'i përdorin për represion të brendshëm. Në atë mënyrë Kievi faktikisht nxit në zgjidhje të dhunshme të konfliktit", tha Lavrov.

Ministri rus i Punëve të Jashtme për "Rasiskaja gazeta" deklaroi se planet për mbajtjen e trajnimeve të vendeve nga NATO-ja me Ukrainën në territorin ukrainas, të bërë me dije në samitin e mëparshëm në Uells, nuk kontribuojnë për procesin paqësor dhe vetëm e thellojnë përçarjen  në shoqërinë ukrainase.

Lavrov akuzat për përzierjen ushtarake ruse në Ukrainë i quajti luftë informative.

Sipas Lavrov karakteristika e ndërmarrjes së pozitave të SHBA-së dhe disa vendeve evropiane është mungesë e dëshmive, heshtje dhe fshehje e të vërtetës.

"Ajo ka të bëjë edhe me pohimet për lëvizjen e ushtrisë sonë dhe hetimit për katastrofën e "Boingut" malajzian dhe tragjedisë në Mjadan ose në Odesa dhe në shumë situata tjera", tha Lavrov.

Ai theksoi se sot  Ukraina gjendet para zgjedhjes ose të niset në rrugën e paqes dhe dialogut konstruktiv në shoqëri ose të bie në diktaturën radikale dhe nacionale.

"Vendimi është i Kievit dhe i shoqërisë ukrainase", shtoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail