Lavrov: Rusia dëshiron vazhdim të bisedave për Sirinë

Moskë, 21 tetor 2014 (MIA) - Moska do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj të përkrahë vazhdim të bisedave për Sirinë, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov.

"Ne mundohemi për biseda për një nga çështjet kyçe. Sot ka shumë probleme siç është intenzivimi i terrorizmit në Lindjen e afërt dhe i cili i tejkalon kufijtë  e rajonit", citoi ai gjatë kohës së bisedave me të dërguarin special të KB-së për Sirinë Stefan de Mistura.

"E përshëndes emërimin tuaj për atë funksion si diplomat me përvojë. Kohë më parë apeluam të rikuperohen ngecjet, kriza të zgjidhet nëpërmjet rrugës politike", shtoi ai.

Lavrov thotë se ka qenë i interesuar t'i dëgjojë vlerësimet e De Misturës për vizitën e rajonit, ndërsa veçanërisht të Damaskut.

"Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të përkrahim këmbëngulje që të rikuperohet procesi politik në të cilin do të merret parasysh përvoja nga e kaluara dhe gabimet", përmbylli shefi i diplomacisë ruse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail