Stuhia "Gonzalo" nga Evropa perëndimore arriti në Austri

Vjenë, 22 tetor 2014 (MIA) - Stuhia "Gonzalo" natën e kaluar nga Evropa perëndimore arriti deri në Austri, me shpejtësi të erës prej 150 kilometrave në orë.

Siç njoftoi Tanjugu, shpejtësia më e madhe e erës prej 155 kilometrave në orë është matur në vendin Sonvendshtajn në malin Semering.

Gjithsej 24 stacione hidrometeorologjike mbarë Austrinë kanë regjistruar shpejtësi të erës më të mëdha se 100 kilometra në orë.

Stuhia madje edhe në Vjenë ka fryer me shpejtësi rekorde prej 125 kilometra në orë, ndërsa në aeroportin në Insbrug janë regjistruar 122 kilometra në orë.

Shpejtësia rekorde e erës në tetor në Australi ishte matur në vitin 2000 te Sonblik të Salzburgut, në 3.109 metra lartësi mbidetare, ku ishin matur 233 kilometra në orë.

Stuhia, e cila solli edhe ftohje, shkaktoi edhe intervenime të shumta të zjarrëfikësve, sepse era ka bartur dhe shkulur gjithçka para vetes.

Në krahinën Korushka rreth 8.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike për shkak të drunjve që kanë rënë mbi largpërçuesit.

Në krahinën Shtaerska era ka shkulur çati, ndërsa edhe atje rreth 1.500 amvisëri mbetën pa energji elektrike.

Në Vjenë "Gonzalo" ka marrë më shumë çati me vete dhe ka shkulur drunj, ndërsa zjarrëfikësit për shkak të erës së fuqishme kanë pasur rreth 100 intervenime shtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail