Sondazh: Blloku i Petro Poroshenkos do të fitojë në zgjedhjet në Ukrainë

Kiev, 22 tetor 2014 (MIA) - Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Ukrainë, që do të mbahen të dielën, pritet 28,1 për qind e votuesve ta japin votën e tyre për Bllokun e Petro Poroshenkos, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Fondacionit "Mendimi publik", që janë shpallur sot.

Ashtu siç njoftoi agjencia TASS, duke i prezantuar rezultatet e anketës, kryetari i Fondacionit, Vollodimir Podgornov, tha se për Partinë Radikale të Oleg Lashkos janë të gatshëm të votojnë  13,8 për qind, për Frontin popullor të kryeministrit Arsenij Jacenjuk 8,2 për qind dhe për Atdheun (Batkivshçina) të ish kryeministres Julija Timoshenko 7,3 për qind. Vijojnë partia Pozita qytetare e ish ministrit të Mbrojtjes Anatolij Gricenko me 6,4 për qind, partia Vetëndihmë e prefektit Andrij Sadovij me 5,5 për qind dhe partia Liria me 5,2 për qind.

Blloku opozitar, në të cilin janë ish anëtarët e Partisë së Rajoneve është në kufirin e cenzusit pesë përqindësh për hyrje në Radën supreme dhe ata tani për tani mund të konsiderojnë në 4,9 për qind të votave.

Anketa vërtetoi se 9,2 për qind e votuesve ende nuk kanë vendosur se për cilën parti politike do ta japin votën e tyre.

Kryetari i Fondacionit "Mendimi publik", gjithashtu,  potencon se rreth 30-40 për qind e votuesve ende nuk janë përcaktuar se cilin kandidat ta përkrahin në njësitë zgjedhore njëmandatëshe. Ai informon se në këto njësi zgjedhore numri i pretendentëve për mandat ndryshon prej gjashtë deri në 43.

Më 26 tetor ukrainasit duhet t'i zgjedhin 225-të anëtarët e Radës supreme nga listat e ofruara të 29 partive politike me gjithsej 3.114 kandidatë. Njëkohësisht,  do të votohet edhe në 213 njësi zgjedhore njëmandatëshe, në të cilat ka gjithsej 3.322 kandidatë.

TASS potencon se "për shkaqe të kuptueshme"  zgjedhjet nuk do të mbahen në dy njësitë e tanishme zgjedhore në Sevastopolj, dhe në 10 në Krime. Agjencia e citon kryetarin e KZQ, Mihajllo Ohendovski, se në 14 njësi zgjedhore në rajonin e Donjeckut dhe Luganskut nuk do të ketë mundësi për votim, ndërsa tre njësi tjera në pjesën lindore të vendit "janë problematike", përkatësisht ende nuk është vendosur nëse atje do të mbahen zgjedhjet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail