OBSH: Rreth 200.000 vaksina kundër ebolës deri në mes të vitit 2015

Gjenevë, 24 tetor 2014 (MIA) - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord, sot, që të rrisin ndihmat për të luftuar virusin vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore.

Ata janë pajtuar që shuma e ndihmave të rritet për 1.26 miliard dollarë.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuj ka bërë të ditur për ndihmën e re financiare, përmes tuiter, në ditën e dytë të samitit që po mbahet në Bruksel, ku po marrin pjesë gjithë udhëheqësit e shteteve evropiane.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se një mjek amerikan i cili është kthyer në Nju Jork nga Afrika Perëndimore ku po ndihmonte rreth sëmundjes, është infektuar me virusin. Ky është rasti i parë i paraqitur në Nju Jork.

Sa i përket Afrikës Perëndimore ku sëmundja po dominon, tani në atë vend janë 6 vende ku është shpërndarë Ebola. I fundit, është Mali.

Zyrtarët kanë njoftuar më 23 tetor se një vajzë 2 vjeçare është infektuar me Ebolën, të cilën e kishte marrë në Guinea vendin fqinjë.

Deri më tani, nga Ebola kanë vdekur mbi 4.900 persona, shumica në Afrikën Perëndimore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail