Rusi: Zgjedhjet në Donjeck dhe Lugano janë pjesë e marrëveshjes nga Minsku

Moskë, 30 tetor 2014 (MIA) - Zgjedhjet në Republikën Popullore të vetëshpallur të Donjeckut dhe Republikën Popullore të Luganos, të caktuara për më 2 nëntor, përgjigjen në marrëveshjen e Minskut dhe japin mundësi për kthim ndaj dialogut konstruktiv, theksohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Para fillimit të negociatave në Minsk, liderët e separatistëve publikisht i nxorën pozitat e tyre në negociata. Në to theksohet se zbatimi i zgjedhjeve në territoret e dy republikave të vetëshpallura do të hapë rrugë për punë të përbashkët për mbajtjen e bashkimit të Ukrainës, thekson Ministria ruse.

"Rusia do të kontribuojë që fituesit e zgjedhjeve në pjesën juglindor t'i ndjekin këto linja. Presim veprime konkrete për realizimin e marrëveshjes nga Minsku dhe nga autoritetet ukrainase dhe nga partnerët e tyre perëndimorë, si dhe nga Organiazata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë", thekson MPJ-ja ruse.

Shërbimi diplomatik rus rekomandon që zgjedhjet  më 2 nëntor të shfrytëzohen jo për përforcimin e përleshjeve, por për ndryshim të situatës ndaj bazës për dialog të përbashkët, kërkim të kompromisit dhe balancim të interesave ligjore të të dyja palëve, që janë pjesë e kornizave të marrëveshjes nga Minsku.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail