Një adoleshent austriak për 25.000 dollarë ka përgatitur sulm për SHI-në

Vjenë, 30 tetor 2014 (MIA) - Një ithtar minoren i Shtetit Islamik, që të martën u arrestua në Austri, pranoi se ka planifikuar sulm terrorist në Vjenë, si dhe është rekrutuar përmes internetit.

Sipas mediave austriake 14 vjeçari, me prejardhje turke, nuk mohon se ka planifikuar sulm me bombë dhe se është rekrutuar për këtë qëllim.

Ditari i Vjenës "Kronen cajtung" në bazë të informacioneve të brendshme, shkruan se djalit përmes internetit i janë premtuar 25.000 dollarë për sulm terrorist, si dhe se do të marrë pozitë speciale në IS.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e xhihadit, në Siri, si dhe se përmes internetit ka mbledhur informacione për prodhimin e bombave, të cilat ka planifikuar t'i vendosë në vendet publike, siç është stacioni hekurudhor perëndimor i Vjenës.

"Ai ka planifikuar të vendosë lëndë shpërthyese në vend publik", deklaroi Mihaela Obenaus, zëdhënës i prokurorit kompetent në Sankt Pelten, duke shtuar se ka dëshiruar të shkojë për në Siri që të përfshihet në IS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail