Putin: Në Krime nuk ndodhi asgjë më ndryshe se ajo që ndodhi në Kosovë

Berlin, 17 nëntor 2014 (MIA) - Presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë për televizionin gjerman ARD, ndër të tjerash, deklaroi se Krimesë nuk i ndodhi asgjë tjetër se ajo që i ndodhi Kosovës, duke e vlerësuar rastin e Kosovës si precedent dhe shembull për atë si "instancat ndërkombëtare e definojnë të drejtën ndërkombëtare" përmes "praktikës së tyre".

Gazetari i ARD-së drejtpërdrejt e pyeti presidentin rus nëse me këtë mendon në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas së cilës Kosova ka të drejtë për pavarësi dhe se qytetarët e Kosovës mund të votojnë për atë nëse dëshirojnë apo jo shtet të tyre, ndërsa Putin u përgjigj se pikërisht për këtë po flet, por jo vetëm për këtë.

"Nuk besoj në asnjë mënyrë se e kemi shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ajo që ka ndodhur në Kosovë, ka ndodhur edhe në Krime. Madje në Kosovë ka qenë vetëm Parlamenti që e ka shpallur pavarësinë. Krimenë e ka shpallur parlamenti dhe ka pasur referendum të popullit. Rezultati ka qenë në favor me shumicë absolute", ka thënë Putin.

Por lideri i Rusisë është kritikuar për këtë qëndrim që mban ndaj konfliktit të Ukrainë. Në Samitin e G20 në Australi, Putin hasi kritikat e të gjithë liderëve të tjerë, për shkak të aneksimit të disa pjesëve të Ukrainës.

Obama tha se Rusia do të mbetet e izoluar nëse Presidenti, Vladimir Putin vazhdon të ushqejë konfliktin në lindje të Ukrainës.

"Nëse ai vazhdon të shkelë të drejtën ndërkombëtare, të shkelë një marrëveshje në të cilën ai është angazhuar vetëm disa javë më par, izolimi me të cilin Rusia po përballet aktualisht do të vazhdojë", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në përfundim të G20-s.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail