Rritje të fuqisë blerëse të banorëve të Evropës

Berlin, 19 nëntor 2014 (MIA) - Fuqia blerëse mesatare vjetore për kokë banori në 42 vende evropiane është 13.112 euro, që është për rreth një për qind më shumë në krahasim me një vit më parë, kur ajo ishte 12.890 euro, tregon studimi më i ri i kompanisë hulumtuese globale GfK me titullin "Guqia blerëse në Evropës për vitin 2013/2014".

Europianët në vitin 2014 në tërësi në dispozicion për shpenzim kanë pasur 8.830 miliardë euro, por megjithatë ekzistojnë një numër i madh i dallimeve në fuqinë blerëse të njerëzve, jo vetëm midis njerëzve, por edhe midis rajoneve.

Në studim fuqia blerëse është definuar si përfitim disponues nominal, pa tatim dhe kontribute, e përllogaritur për kokë banorë në euro dhe në pikë indeksi.

GfK thekson se banorët evropianë i shpenzojnë mjetet e përfituara të të ardhurave fikse, qiratë, ngrohja, tatimet, konsumi personal dhe shpenzime të tjera, si pushimi ose transporti.

Midis 42 vendeve të përfshira me studimin, fuqi më të madhe blerëse, si edhe në vitin paraprak, kanë banorët e Lihtenshtajnit të cilët për shpenzim kanë nga 54.840 euro. Në vendin e dytë dhe të tretë, si edhe në klasifikimin e vitit të kaluar, janë Zvicra me 37.153 euro për kokë banori dhe Norvegjia me 30.560 euro.

Luksemburgu me 28.851 euro për kokë banori është në vendin e katërt, ndërsa e radhitura e pesta Danimarka me 22.044 ka pasur progres për dy vende. Austria është e gjashta me 21.891 euro, para Gjermanisë me 21.573 dhe Suedisë me 21.230 euro.

Dhjetëshen e parë të listës e rrumbullakësojnë Franca me 19.643 dhe Finlanda me fuqi blerëse prej 19.379 euro për kokë banori.

Në listë përparim më të madh, prej dy vende, ka Danimarka, ndërsa për një vend ka avancuar Maqedonia, Bjellorusia, Bosnja e Hercegovina, Britania e Madhe, Gjermania, Estonia, Lituania, Malta dhe Kroacia.

Rënie më të madh për madje katër vende ka Shqipëria, Suedia për tre, Çekia për dy, ndërsa Belgjika, Qiproja dhe Turqia kanë ngecur për ng një vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail