Presidenti i Çeçenisë shfaqi gatishmëri që t'u bashkëngjitet kryengritësve në Ukrainë

Moskë, 16 dhjetor 2014 (MIA) - Presidenti i Çeçenis,ë Ramzan Kadirov, në intervistë për një televizion rus deklaroi se është i gatshëm ta braktisë funksionin e tij dhe të shkojë e të luftojë kundër forcave qeveritare në Ukrainë, transmetoi TASS.

Në intervistë për televizionin NTV, Kadirov u pyet se çfarë marrëdhënie ka ndaj lëndës penale që kundër tij ka filluar në Ukrainë dhe veçanërisht ndaj kërcënimeve nga Kievi se do të lëshohet urdhër arrest ndërkombëtar kundër tij? "Ata mund të llomotisin çka të duan. Kam për qëllim ta lus presidentin (Vladimir Putin) ashtu ta quajmë, të më pushojë nga ky funksion për të shkuar në Donbas dhe atje ta mbroj interesin e qytetarëve, të cilët sot luftojnë atje", u përgjigj Kadirov.

Sipas TASS-it, intervista e Kadirov sonte do të transmetohet në TV kanalin rus.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail