Putini tre orë iu përgjigj gazetarëve në konferencën vjetore në Moskë

Moskë, 18 dhjetor 2014 (MIA) - Përfundoi konferenca e dhjetë vjetore jubilare me gazetarët e presidentit rus Vlladimir Putin, ndërsa për tre orë e dhjetë minuta, aq sa zgjati, njeriu i parë i Rusisë u përgjigj në 39 pyetje të tyre.

Kjo konferencë vjetore zgjati një orë më pak nga ajo e vitit të kaluar, transmetojnë agjencitë ruse, duke theksuar se ende është i paprekshëm rekordi nga viti 2008 kur ai foli katër orë e 40 minuta.

Bisedën me gazetarët, Putini e filloi me analizën e situatës së ndërlikuar ekonomike në vend, veçanërisht në kontekst të uljes dramatike të vlerës së rublës në ditët e fundit.

"Situata e tanishme është pasojë e faktorëve të jashtëm, por edhe ne vetë nuk kemi bërë shumë", tha Putin.

Ai shtoi se BPV-ja ruse për 10 muajt e fundit ka shënuar rritje prej 0,6-0,7 për qind.

Pa dallim të të gjitha turbulencave në tregun financiar, buxheti federal do të realizohet me suficit, që do të thotë se të ardhurat do t'i tejkalojnë shpenzimet për 1.200 miliardë rubla (20 miliardë dollarë), që është rreth 1,9 për qind nga BPV-ja.

Për marrëdhëniet me Perëndimin ai tha "Nuk po na lënë të qetë. Çdoherë do të tentojnë ta lidhin arushën (simbol i Rusisë). Dhe kur e lidhin, dëshirojnë t'ia heqin dhëmbët dhe kthetrat. Ndoshta duhet që arushën ta lënë të qetë. Ne vetëm e mbrojmë sovranitetin dhe pavarësinë tonë dhe interesat tona, askënd nuk e sulmojmë (në kuptim politik)".

Përderisa Kievi dëshiron paqe, atëherë duhet t'i respektojë interesat e qytetarëve të Donbasit, tha ai, duke shtuar se Rusia është e gatshme të jetë ndërmjetësuese për fillimin e dialogut në Ukrainë.

I pyetur nëse planifikon sërish të kandidohet për president, Putini u përgjigj se ende është herët të flitet për këtë.

Puti sot përfaqësuesit e mediave i siguroi edhe se jetën e tij private po shkon më së miri - se edhe e duan por edhe do.

Për konferencën janë akredituar 1.259 gazetarë, ndërsa drejtpërdrejtë u transmetua në tre TV dhe tre radio stacione.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail