Al Kaeda në Jemen mori përgjegjësinë për sulmin ndaj "Sharli Edbo"Londër, 14 janar 2015 (MIA) - Lideri i Al Kaedës në Jemen përmes video porosisë mori përgjegjësinë për sulmin ndaj javores satirike franceze "Sharli Edbo" dhe dy sulmeve të tjera, të lidhur me këtë.
"Martirët kishin detyrë dhe e kryen", theksohet në video porosinë e njërit nga liderët e Al Kaedës, Naser Ben ali al Anasi.
Në sulme, të kryera javën e kaluar u vranë 17 veta.
|