Qeveria franceze shpalli masa për luftë kundër terrorizmit

Paris, 21 janar 2015 (MIA) - Kryeministri francez Manuel Valls paralajmëroi seri të masave  për luftë kundër terrorizmit,  si krijim  i 2.680 vendeve të reja të punës dhe zhbllokim të 425 milion eurove shtesë për kredi, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Parisi.

Pasi javën e kaluar ishin paralajmëruar masat kryesore për  luftë  kundër terrorizmit, në mëngjesin e sotëm  në mbledhjen në Pallatin e Eliseut me presidentin Fransoa Olland, kryeministrin Manuel Valls dhe ministrat e Punëve të Brendshme Bernar Kazenev, të Mbrojtjes  Zhan-Iv Le Drian, të Drejtësisë Kristian Tobira, dhe të Punëve të Jashtme Loran Fabius, sot ato ishin plotësuar.

Shërbimet antiterroriste frnaceze do të përforcohen me 2.680 punonjës të rinj  gjatë tre viteve të ardhshme, megjithatë 425 milionë euro do të destinohen  për investime, pajisje dhe funksionim të shërbimeve gjithashtu në tre vitet e ardhshme. Kur kësaj shume do t'i shtohen edhe rrogat e funksionarëve, ajo do të arrijë 735 milionë euro për tre vitet e ardhshme.

"Rreziku zero nuk ekziston, detyra jonë është të veprojmë", deklaroi kryeministri Manuel Valls në konferencën për shtyp. Kërcënimi edhe më  tutje është shumë i madh. Ne duhet t'ua tregojmë të vërtetën francezëve", shtoi ai.

Gjithsej  122.000 anëtarë të policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë për momentin  i sigurojnë objektet e pasigurta dhe institucionet publike në Francë, si  shkollat hebraike, xhamitë, shkollat e myslimanëve, ndërtesat publike, sinagogat.

"Sot nevojitet të ndiqen rreth 1.300 persona, francezë ose të huaj të cilët jetojnë në Francë, për përzierjen e tyre në rrjetet terroriste në Siri dhe Irak. Ajo është rritje për 130 për qind për vetëm një vit. Ndaj tyre duhet të shtohen edhe rreth 400 deri në 500 persona nga rrjetet më të vjetra të cilat kanë të bëjnë  me vendet tjera, si dhe animuesit kryesor të rrjetit kiber-xhihadist të frankofonisë. Gjithsej ato janë rreth 3.000 persona për ndjekje", theksoi  kryeministri francez.

Sipas programit në tre vitet e ardhshme  do të krijohen rreth 1.4000 vende pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prej të cilave 1.100 direkt do të jenë në shërbimet  për luftë kundër terrorizmit,  përkatësisht 500 në Drejtorinë e përgjithshme për siguri të brendshme (DGSI) 500 në shërbimin territorial për vëzhgim territorial (350 policë dhe 150 xhandarë) dhe 100 në drejtorinë për vëzhgim të prefekturës në Paris.

Njëkohësisht rreth 950 vende pune do të krijohen në Ministrinë e Drejtësisë, 250 në ministrisë e Mbrojtjes dhe 80 në ministrinë e Financave. Të gjtihë ato do të përkushtohen në luftën kundër terrorizmit.

Manuel Valls duke folur para gazetarëve saktëson se platforma për sinjalizim të përmbajtjeve të palejuara në internet me propagandë islamike, prej më 7 janar ka vërejtur 30.000 paraqitje, përkatësisht gjashtë herë më shumë   nga e zakonshmja.

Ligji  i ri për shërbimet e fshehta pritet të prezantohet në muajin mars të këtij viti, me të cilin duhet të përforcohet kapaciteti për veprim  të shërbimeve dhe i cili duhet të lejojë të tejkalohen  lëshimet e vërejtura në rastet e fundit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail