Katër media ruse janë sanksionuar për shkak të publikimit të karikaturave të "Sharli Ebdo"-s

Moskë, 22 janar 2015 (MIA) - Katër media ruse morën paralajmërim, pasi i publikuan karikaturat e fundit të profetit Muhamed të javores satirike të Parisit "Sharli Ebdo", deklaroi zëdhënësi i Këshillit rus për mbikëqyrje të mediave, Vadim Ampelonski.

"Javën e kaluar kemi ndarë shumë kohë për t'i sqaruar qëndrimet tona për ato karikatura, ndërsa tani është koha të kalojmë drejt sanksioneve", theksoi ai.

Sajtet Runews24.ru dhe RB.ru, agjencia lokale informative nga Shën Petersburgu dhe sajti i Kazakistanit i regjistruar në Rusi morën paralajmërim nga organi mbikëqyrës.

Në pajtim me Ligjin për media, mediumi i cili do të marrë dy paralajmërime gjatë një viti, duhet ta ndërpresë punën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail