Shënim i 70-vjetorit nga çlirimi i Aushvicit

Varshavë, 27 janar 2015 (MIA) - Rreth 300 persona të mbijetuar nga Aushvici do të marrin pjesë sot në ceremoninë në Poloni me rastin e 70-vjetorit nga çlirimi i kampit përqëndrues nazist.

Ceremonia do të mbahet pasdite në Qendrën memoriale afër Krakovit në vendin e ish-kampit.

Në manifestim do të marrin pjesë presidentët e Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës, Fransoa Olland, Joakim Gaul dhe Petro Poroshenko, SHBA-ja do të përfaqësohet nga ministri i Financave Xhejkob Li, ndërsa Rusia nga shefi i administratës presidenciale Sergej Ivanov.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe mbreti i Belgjikës Filipi, i shoqëruar nga bashkëshortja Matilda, mbreti i Holandës Uilem Aleksandar dhe mbretëresha Maksima, si dh rreth njëzet presidentë ose kryeministra të tjerë.

Qindra ish-të burgosur nga Aushvici do të vijnë nga Izraeli, të soqëruar nga përfaqësues të Qeverisë izraelite.

Në manifestim nuk do të marrë pjesë presidenti rus Vlladimir Putin, ndërsa Moska shpjegoi se ai nuk ka qenë i ftuar zyrtarisht.

Në praktikë ftesa zyrtare aspak nuk janë dërguar deri te përfaqësuesit politik, për shkak se udhëheqësia e kompleksit memorial "Aushvic-Birkenau" vendosi që ceremoninë t'ua kushtojë të burgosurve të mbijetuar, prej të cilëve shumica sot kanë rreth 90 vjeç.

Sipas mediave çeke, Putini nuk do të marrë pjesë as në manifestimin, e organizuar në Pragë nga Kongresi hebraik evropian, si dhe në ceremoninë në vendin e ish-kampit përqëndrues Terezin edhe krahas asaj që ka qenë i ftuar nga presidenti çek Millosh Zeman.

Federata e hebrenjëve çekë kategorikisht e kundërshtoi ardhjen e Putinit në Pragë më 27 janar,ditë të cilën Kombet e Bashkuara e shpallën si Ditë ndërkombëtare në përkujtim të viktimave të Holokaustit.

Pres-shërbimi i Kremlinit njoftoi se Putini do të marrë pjesë në ngjarje kushtuar viktimave të Holokaustit. Sipas kumtesës, ai do ta vizitojë Muzeun hebraik dhe qendrën e tolerancës në Moskë.

Njësite të armatës sovjetike e çliruan Aushvicin në janar të vitit 1945, paraprakisht në këtë kamp përqëndrues diskreditiv janë vrarë 1,1 milionë njerëz, kryesisht hebrenjë nga vende të ndryshme evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail