Keri dhe Lavrov: Zgjidhja politike për konfliktin në Ukrainë nuk ka alternativë

Munih, 8 shkurt 2015 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri dhe ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov u pajtuan në Munih se zgjidhja politike për konfliktin ukrainas nuk ka alternativë.

"Sekretari amerikan i Shtetit dha përkrahje për bisedat e paradokohshme për krizën ukrainase në Moskë mes presidentit rus Vlladimir Putin, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Fransoa Oland", kumtoi Ministria e Jashtme ruse.

Lavrov i ka thënë Kerit se plani i Uashingtonit që ta furnizojë me armë dhe pajisje ushtarake Kievin, do të ketë pasoja të mëdha dhe është kërcënim për shkatërrimin e përpjekjeve për arritjen e zgjidhjes politike për krizën në lindje të Ukrainës.

Rusia dhe SHBA-ja besojnë se dialogu i përgjithshëm për reforma kushtetuese është parakusht për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ukrainë, shtohet në kumtesën e MPJ-së ruse. Lavrov tha se Rusia nuk do të shkojë kundër interesave kombëtare dhe pozitave të saj parimore, por është e gatshme për interaksion konstruktiv me SHBA-në.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail