Çurkin; Nëse nuk ka sukses samiti në Minsk është e mundur eskalimi i konfliktit në Ukrainë

Moskë, 10 shkurt 2015 (MIA) - Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Vitalij Çurkin deklaroi se organizata botërore sinqerisht shpreson në sukses të takimit të planifikuar të liderëve të "Katërshes të Normandisë" (Rusia, Ukraina, Gjermania, Franca) nesër në Minsk,  por njëkohësisht shfaqi shqetësim se në rast të mossuksesit të samitit konflikti në Ukrainë mund të eskalohet.

Sipas tij, në KB shumë flitet për këtë temë dhe ekzistojnë shpresa të mëdha  në lidhje me takimin e ardhshëm", në Minsk mes Vlladimir Putinit, Petro Poroshenkos, Angela Merkelit dhe Fransoa Ollaandit.

Çurkin theksoi se eskalimi i konfliktit, i cili mund "të hyjë në fazën irracionale në të cilën gjithçka mund të pritet", mund të jetë jashtëzakonisht rrezik, dhe për atë është me rëndësi të madhe  samiti i nesërm i "katërshes".

Duke theksuar se nuk i ka të njohura detajet e propozimeve të cilat shqyrtohen në Berlin dhe të cilat do të shqyrtohen në Minsk, shefi i misionit rus në KB theksoi se teoritikisht mund të jetë e mundshme prania e paqëruajtësve në zonën e konfliktit në Ukrainë, nëse nevojitet, por ajo kërkon vendime politike.

Nga rezultati i takimit në Minsk do të varet edhe çështja e dërgesës amerikane të armëve në Ukrainë, vlerësoi Çurkin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail