Takim i "katërshes normandike" në Minsk për krizën ukrainase

Minsk, 11 shkurt 2015 (MIA) - Liderët e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës sot do të takohen në Minsk për shkak të bisedimeve për zgjidhje të krizës ukrainase.

Takimi për ndërprerje të gjakderdjen në Ukrainë do të orientohet, para së gjtihasht, të tërheqjes së armëve të rënda, krijim të zonës së çmilitarizuar në pjesën lindore të Ukrainës dhe fillim të dialogut midis Kievit dhe forcave proruse.

Sipas burimeve diplomatike, pengesë më e madhe do të paraqesë zona e çmilitarizuar, për të cilën Moska kërkon që OSBE-ja ta ndërmerr kontrollin.

Takimi midis presidentit rus Vlladimir Putin, shefit të shtetit ukrainas Petro Poroshenko, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Fransoa Olland do të fillojë pas orës 18 sipas kohës lokale.

Takimi në Minsk do të mbahet pas dyerve të mbyllura, njoftoi Ministria bjelloruse e Punëve të Jashtme.

"Katërshja normandike" mbrëmë parimisht ka dakorduar mënyrë për tërheqje të armatimit të rëndë dhe regjim për ndërprerje të zjarrit dhe mekanizmat për kontroll të cilët duhet të respektohen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail