Luft'hanza: Rënia e aeroplanit të "Xherman Vings" është gjëja më e tmerrshme në historinë e kompanisë tonë

Këln, 26 mars 2105 (MIA) - Vendimi i pilotit të dytë, që qëllimisht ta rrëzojë aeroplanin e kompanisë me buxhet të ulët "Xherman Vings" në Alpet franceze është ngjarja më e tmerrshme në historinë e kompanisë tonë, deklaroi sot drejtori ekzekutiv i kompanisë nënë "Luft'hanza", transmeton DPA.

Karsten Shpor deklaroi se veprimet e pilotit të dytë lënë pa fjalë, duke shtuar se pas incidentit nuk mund as të paramendojë se punët do të mund të ishin edhe më keq.

Shpor konfirmoi se piloti i dytë e ka shtypur butonin "e mbyllur", kur kapiteni ka dashur të kthehet në kabinën e pilotit.

"Aeroplani disponon me dy shifra për derën. Njëra është normale, ndërsa e dyta për raste urgjente, nëse prej brenda nuk ka përgjigje të kërkesës për hyrje. Ka një super shifër që mund të vendoset. Por, ajo mund të pengohet, nëse personi në kabinë e shtyp butonin 'e mbyllur' kur do t'i bjer ziles për hyrje në kabinë", deklaroi Karsten Shpor.

Në konferencë për shtyp në Këln, Karsten Shpor theksoi se çfarë do masa për siguri të ketë një kompani ajrore, sa do që të jenë të ashpra procedurat e saj, asgjë nuk mund të pengojë një akt të tillë të izoluar. Sipas shefit të "Luft'hanza" aktivitetet e pilotit nuk do të mund të pengoheshin nga asnjë sistem në botë.

Shpor, theksoi se tani për tani nuk ka kurrfarë indikacione për motivet e pilotit, i cili e rrëzoi aeroplanin me gjithsej 150 persona në të, në Alpet francez, në 100 kilometra në veri të qytetit Nica.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail