Juventusi me epërsi minimale

Torino/Madrid, 15 prill 2015 (MIA) - Juventusi ka regjistruar fitore prej 1-0 përballë Monacos në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Torino.

Një dominim i plotë i nikoqirëve në administrimin e lojës në 45 minutat e para, si në posedim ashtu edhe me ndërtimin e aksioneve.

Bianconerët provuan në të gjitha mënyrat ta thyenin mbrojtjen mysafire që luante me të gjithë futbollistët në fazën defensive, por nuk ia dolën.

Rastet më të mira për vendasit i patën Tevez dhe Vidal, të cilët nuk arritën të shënojnë.

Nga ana tjetër, loja e Monacos ishte e fokusuar në mbrojtje dhe me dalje në kundërsulme. Carrasco ishte futbollisti që e testoi rrezikshëm Buffonin.

Skemë e njëjtë e lojës u pa edhe në fraksionin e dytë, në të cilin bardhezinjtë sulmonin, kurse lojtarët mysafirë mbroheshin dhe prisnin rastin për të ndëshkuar nga kundërsulmet.

Pirlo dërgoi një harkim drejt Moratas, i cili u ndal me ndërhyrje në zonë nga Carvalho dhe arbitri akordoi penalti. Arturo Vidal ishte fantastik nga njëmbëdhjetëmetërshi duke i dhënë epërsinë Zonjës së Vjetër (55’).

Edhe pse e uli paksa tempin e lojës pas golit të shënuar, ekipi vendas vazhdoi të dominojë duke krijuar rast pas rasti, por nuk ia doli që t’ia lehtësonte vetes punët për ndeshjen e kthimit.

As Buffon nuk ishte i qetë gjatë pjesës së dytë. Në pak raste u kërkua edhe intervenimi i tij për ta mbajtur portën të paprekur.

Rezultati 1-0 nuk është aq bindës, mirëpo mospranimi i golit në terren vendas është një përparësi shtesë për Juventusin para ndeshjes së kthimit. 

Sonte prej orës 20 e 45 minuta  do të ndeshen Paris Sen Zhermen-Barcelona  dhe Baern Minhen-Porto.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail