Bridlav: Rusia të ndalet me ndezjen e konfliktit në Ukrainë

Bruksel, 15 prill 2015 (MIA) - Komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Filip Bridlav i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë në ndezjen e konfliktit në Ukrainë.

"Jam i shqetësuar nga ripërtërirja e përleshjeve në Ukrainë. Me rëndësi vitale është që të gjitha palët të tërhiqen (nga linja e frontit), që do të mund të kontrollohet, ndërsa Rusia të ndalet me ndezjen e konfliktit", shkroi Bridlav në Tuiter.

Zëdhënësi i Armatës ukrainas, Andrij Lisenko sot njoftoi se edhe krahas armëpushimit të shpallur, në 24 orët e fundit në këmbim zjarret në lindje të Ukrainës është vrarë një ushtar ukrainas, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Lisenko i akuzoi seperatistët prorusë se në këmbim zjarret po përdorin pushka automatike dhe minahedhës, si dhe se dy herë kanë hapur zjarr ndaj tankeve ukrainase në fshatin Piski, i cili ndodhet afër Donjeckut.

Dje, autoritetet ukrainase njoftuan se në 24-orëshin e kaluar jetën e kanë humbur gjashtë ushtarë, ndërsa separatistët informuan për një pjesëtar të tyre të vrarë dhe gjashtë të plagosur gjatë një sulmi të forcave qeveritare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail