NATO-ja organizon stërvitje ushtarake në Rumani në kufi me Ukrainën

Bukuresht, 15 prill 2015 (MIA) - Mbi 2.200 pjesëtarë të armatave të Rumanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë, sipas planit të NATO-s, marrin pjesë në stërvitje ushtarake në Rumani, që do të fillojnë nesër dhe do të mbahen në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Mediat amerikane theksojnë se stërvitjet, me titull "Pranverë me erë 15", do të zgjasë deri më 30 pril, ndërsa do të mbahen në dy lokacione në lindje të Rumanisë, në bazën e aviacionit "Mihail Kogalniçanu" në afërsi të portit Kontanca në Detin e Zi dhe në vendin për qitje Smardan.

Ministri rumun i Mbrojtjes Mirça Dusha, sot deklaroi se në Rumani këtë vit do të mbahen më shumë se 340 stërvitje nga të cilat shumica do të organizohen në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët e Bashkimit Evropian.

Ministri theksoi se stërvitjet janë pjesë e planit për përforcimin e krahut lindor të NATO-s dhe BE-së, i cili kufizohet me Ukrainën, ndërsa u dakordua në samitin e Aleancës në vitin 2014.

"Vazhdimisht do të rrotullohen ushtarë në këtë kufi", theksoi ministri rumun.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail