Marina detare e liroi anijen e robëruar nga autoritetet libiane

Romë, 17 prill 2015 (MIA) - Marina ushtarake italiane e ndërmori kontrollin ndaj një anijeje bregdetare libiane në rreth 64 kilometra nga bregu i Libisë.

Rojet bregdetare italiane arritën të shpëtojnë peshkarexhën e mbetur në mes të detit, por, me t’u afruar, u bënë dëshmitarë të një skene të llahtarshme: njerëz të djegur keqas, përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Një vajzë 25-vjeçare ndërroi jetë nga plagët e rënda, pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

“Na thanë se kishin qenë në njërin prej atyre vendeve ku trafikantët i mbajnë klandestinët përpara se t’i hipin në anije. Por, ka pasur një shpërthim, një bombolë gazi thonë, e dikush ka vdekur, e shumë të tjerë janë plagosur”, tha Barbara Moinario e UNHCR-së.

Anija kishte në bord 60 apo 70 emigrantë. Ata rrëfejnë se trafikantët nuk i kanë lejuar të kërkojnë ndihmë e kështu kanë mbetur në det për dy ditë derisa ata vetë të largoheshin me një gomone, të cilën nuk po arrinin ta frynin.

Peripecitë në det, vuajtjet dhe lajmet e dhjetëra vdekjeve nuk e kanë frenuar aspak fluksin e emigrantëve të paligjshëm të nisur drejt Italisë. Vetëm brenda një jave, numri i personave të shpëtuar në det llogaritet në mbi 13 mijë dhe, sipas pohimeve të zëdhënëses së Komisionit Europian, Natasha Bertaud, në muajt e verës problemi pritet të bëhet akoma më therës.

Trajtimi çnjerëzor i klandestinëve prej trafikantëve ka çuar të enjten në arrestimin e 15 shtetasve afrikanë prej forcave policore italiane, me dyshimin se kanë hedhur nga bordi i një anijeje emigrantësh mbi një duzinë personash që ishin të krishterë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail