Londra e hapë çështjen për negocuata të reja me BE-në

Londër, 22 maj 2015 (MIA) - Qeveria britanike do ta shfrytëzojë Samitin e BE-së, që po mbahet sot në Rigë, në mënyrë që formalisht ta hapë diskutimin me liderët evopian për planin e Londrës zyrtare për negociata të reja rreth marrëdhënieve të Britanisë së Madhe me Unionin.

Përfaqësuesi i Dauning Strit 10 deklaroi se kryeministri Dejvid Kameron do t'i prezantojë ndryshimet që i kërkon Londra, duke e përfshirë edhe çështjen për benefitet sociale për emigrantët nga vendet e BE-së.

Samiti i BE-së në kryeqytetin e Letonisë, i cili i kushtohet marrëdhënieve të Unionit me shtetet nga Lindja, ish-republika sovjetike, nuk do të thotë as fillim i bisedimeve, por vetëm informim i liderëve politik evopianë për atë që Britania dëshiron të ndryshojë.

Vetë kameron, para nisjes për në Samit, tha se nga ana britanike do të ngritet diskutim për marrëdhëniet në BE, për  reformimin e Unionit dhe për marrëdhëniet e reja britaniko-evropiane.

"Këto bisedime nuk do të jenë të lehta, e as nuk do të jenë të shpejta, do të ketë pikëpamje të ndryshme dhe papatueshmëri të hapura, por duke punuar së bashku, në një frymë të sinnqertë, besoj se mund të gjejmë zjfidhje, për atë që i shqetëson britanikët dhe pë avancimin e BE-së, si tërësi", deklaroi Kameron.

Londra zyrtare ende nuk i ka zbuluar të gjitha hollësitë për atë se çka ëshiron të reformohet në BE dhe çka do të kërkojë nga Brukseli, por kryeminsitri Kameron dje porositi se "linja e kuqe" për britanikët do të jetë çështja e benefiteve sociale për punëtorët e huaj nga vendet e BE-së.

Sipas Kameron, Qeveria britanike është fuqimisht e vendosur të zbatohet ligji me të cilin emigrantët nga Unioni, të cilët janë në britnai të Madhe, do të munden katër vite të punojnë dhe jetojnë në vend, para se të mund të kërkojnë ndonjë nga benefitet sociale.

Nga Brukseli, tani për tani, nuk ka reagime për vendosshmërinë e kryeminsitrit britanik për ta hapur "çështjen britanike" në Samitin e Rigës, por kryetari i Komisionit evropian, Zha Klod Junker paraprakisht deklaroi se është i gatshëm për një "marrëveshje të drejtë" për Britnainë e Madhe, pro se për pariemt kyçe evropiane, siç është lëvizja e lirë nëpër BE, nuk mund të negocioht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail