Bajden e kritikon Rusinë dhe Kinën se nuk kanë bërë më shumë në zgjidhjen e krizës klimatike

Gllasgou, 3 nëntor 2021 (MIA) – Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka thënë se në Samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike, se liderët e Kinës dhe Rusisë nuk kanë bërë më shumë në zgjidhjen e krizës klimatike.

“Ne jemi shfaqur dhe përmes shfaqjes kemi pasur ndikim të madh në mënyrën sesi pjesa tjetër e botës po i sheh SHBA-në dhe rolin e tyre udhëheqës”, ka thënë ai.

Presidenti amerikan ka shtuar se mungesa e presidentit kinez dhe rus, Si Xhingping dhe Vlladimir Putin në Samit, përbën “gabim të madh”.

Duke folur në një konferencë, pas ditës së dytë të Samitit, Bajden ka theksuar përpjekjet e reja për të ndalur shpyllëzimin deri në fund të dekadës, për të zvogëluar emetimet e metanit për investim në teknologji të re dhe për të shpenzuar para në infrastrukturë të energjisë së pastër.

Bajden ka krahasuar qëndrimin e SHBA-së, të cilat kanë çuar përpara disa iniciativa në Samit, me ato të Rusisë dhe Kinës, liderët e të cilave nuk kanë qenë pjesë e Samitit.

Kina është emetuesja më e madhe e gazrave serrë, të cilët janë përgjegjës për ndryshime klimatike.

Rusia është e katërta në listën e emetuesve më të mëdhenj.

Ngrohja globale është “çështje gjigante dhe ata janë shmangur. Si kanë mundur ta bëjnë këtë derisa pretendojnë se kanë mantel udhëheqës?”, ka thënë ai.

“E njëjta gjë shkon edhe për Rusinë dhe (Vladimir) Putinin”, ka vazhduar ai.

Bajden ka qenë i vendosur për t’i treguar botës se SHBA-ja është kthyer sërish në krye të përpjekjeve globale për të luftuar ndryshimet klimatike, pasi paraardhësi i tij, Donald Tramp e pati larguar SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Në fund, shtoi ai, nuk mund të mendoj për dy ditë në të cilat është arritur më shumë sesa në këto dy ditë në Samitin COP26 në Gllasgou. bs/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail