Shçerbak: Rusia është e shqetësuar për shkak të përpjekeve për destabilizim të Maqedonisë

Shkup, 26 maj 2015 (MIA) - Federata Ruse angazhohet për mbajtjen e stabilitetit të Republikës së Maqedonisë, për zhvillimin ekonomik të suksesshëm të saj.  Nuk përzihemi në punët e brendshme, por duke u nisur nga qëndrimet e të drejtës ndërkombëtare vlerësojmë se do të ishte e dobishme të theksojmë se qeveritë të cilat janë zgjedhur gjatë zgjedhjeve duhet të marrin mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare.

Këtë e porositi ambasadori rus në Maqedoni Oleg Shçerbak pas dorëzimit të medaljes rektorit të Universiteti "Cirili dhe Metodi" Velimir Stojkovski në nderë të 70 vjetorit nga fitorja e fashizmit dhe për kontributin e tij të madh personal në shënimin e kësaj date dhe për kryengritjen antifashiste të rinisë.

"Edhe krahas asaj nëse ndonjë Qeveri dikujt i pëlqen ose jo, duhet të respektohet, sepse paraqet zgjedhje të popullit të Maqedonisë. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve paraqet parimin më kryesor të demokracisë. Rezultatet e zgjedhjeve u pranuan nga ana e shumë vëzhgueseve, nga ana e vëzhguesve të Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare" deklaroi Shçerbak.

Për ndryshimin e Qeverisë në suaza të procedurave demokratike, theksoi ai, ekzistojnë zgjedhje.

Ai theksoi se Maqedonia si vend i zhvilluar i ka të gjitha instrumentet dhe kapacitetet të kuptojë nga cila anë i vjen kërcënimi, ndërsa më e rëndësishme është, shtoi, t'i konfirmojë rrugët për zgjedhjen e këtij problemi.

"Rusia si mike e Maqedonisë është e shqetësuar për shkak të përpjekjeve për destabilizim të vendit sepse destabilzimi i Republikës së Maqedonisë nuk u përgjigjet interesave të qytetarëve të saj, e as, interesave të rajonit dhe tërë botës",theksoi ambasadori rus.

Ai nuk dakordohet me deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Keri se Maqedonia gjendet në linjë të zjarrit mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në linjë të zjarrit mes Rusisë dhe SHBA-së.

"Ne tërësisht e përgënjeshtrojmë logjikën e tillë konfrontuese. Ne nisemi nga logjika për zhvillim të bashkëpunimit, marrëdhëniet të dobishme të ndërsjella të cilat duhet të realizohen në bazë të barazisë. Njëjtë si dhe 20 vitet e fundit, apo 18 ose 16 vitet, Rusia edhe tani angazhohet për avancimin  e marrëdhënieve bilaterale në Republikën e Maqedonisë dhe fushën tregtare-ekonomike, dhe në fushën e kulturës dhe politikës" tha Shçerbak.

Thekson se idetë e nacionalizimit dhe fashizimit radikal janë shumë të rrezikshme dhe për këtë, theksoi duhet të luftojmë kundër ripërtëritjes së fashimzimi në shumë vende mes tjerash edhe në Evropë dhe Ukrainë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail