Zëvendës kryeshefi i SHM-së Naser Sejdini në konferencë në Budva

Shkup, 27 maj 2015 (MIA) - Zëvendëskryeshefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Naser Sejdini sot merr pjesë në konferencën e nëntë të kryeshefave të shtatmadhorive të armatave nga vendet ballkanike, e cila mbahet në Budva, Mali i Zi.

Në konferencën në Budva, krahas kryeshefit të SHM-së së Ushtrisë të Malit të Zi, admirali Dragan Samarxhiq si nikoqir,  do të marin pjesë edhe kryeshefat e shtatmadhorive nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi.

Krahas kryeshefave të shtatmadhorive nga armatat e vendeve ballkanike, si mysafir do të marrin pjesë; zëvendësi i kryeshefit të SHM-së të Forcave të armatosura (FA) të Sllovenisë, zëvendësi i kryeshefit të SHM-së së FA të Kroacisë, zëvendësi i Kryesuesit të Komitetit ushtarak të NATO-s dhe komandanti i Komandës së shoqëruar të NATO-s në Napoli.

Mbajtja e konferencës ballkanike e kryeshefave të shtatmadhorive, paraqet rezultat të iniciativave dhe përpjekjeve për përforcim të bashkëpunimit mes shteteve në rajon, të cilat kanë për qëllim promovimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe më gjërë.

Në fokus të konferencës vjetore është përforcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në drejtim të përforcimit të sigurisë së Ballkanit dhe më gjërë.

Në takimin e nëntë, ashtu siç kumtoi SHM-ja e ARM-së, liderët e armatave të vendeve nga Ballkani, porositën se ky forum paraqet sinonim për mirëkuptim të përbashkët dhe bashkëpunim konstruktiv ndërmjet armatave në të gjithë rajonin. Në këtë drejtim,  është konkluduar se armatat e rajonit do të vazhdojnë  me përpjekjet për zhvillim të projekteve për bashkëpunim konkret, veçanërisht në fushën e stërvitjes, si dhe gjetje të formave dhe fushave të reja për bashkëpunim.

Në margjinat e konferencës pritet gjenerali Sejdini të realizojë më shumë takime bilaterale me një pjesë të pjesëmarrësve në konferencë dhe me komandantin e Komandës së shoqëruar të NATO-s në Napoli.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail