Seanca për pyetjet e deputetëve është ndërprerë për gjysmë ore me kërkesë të BDI-së

Shkup, 27 maj 2015 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi seancën e 53-të në të cilën deputetët i parashtrojnë pyetje Qeverisë.

Që në fillim seanca është ndërprerë me kërkesë së deputetit Talat Xhaferi të BDI-së, i cili kërkoi gjysmë ore pauzë pasi deputeti Orhan Ibrahimi i parashtroi dy pyetje Qeverisë në lidhje me aksionin në Kumanovë dhe me, siç tha, parregullsitë zgjedhore në vitin 2013.

Xhaferi kërkoi që t'u dorëzohen edhe shënimet e stenogramit nga fjalim i Ibrahimit.

"Me vetë atë që dalin shumë fakte të cilat nuk mbështeten me dëshmi, kërkoj gjysmë ore pauzë dhe t'i marrim shënimet e stenogramit pasi që po bëhet manipulim me dokumente të cilat dalin nga institucione zyrtare dhe me të dhëna se dikush ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa dikush jo", tha Xhaferi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail