Vazhdohet afati për paraqitje të subvencioneve për prodhimtari bujqësore dhe blegtorale

Shkup, 27 maj 2015 (MIA) - Afati për paraqitje për subvencione për prodhimtari bujqësore dhe blegtorale është vazhduar deri në datën 30 të muajit të ardhshëm. Vendimin për vazhdimin e afatit për një muaj e miratoi Qeveria në seancën e mbrëmshme.

"Bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë që t'u dalim në vigjilje bujqëve dhe për këtë e vazhdojmë afatin deri më 30 qershor, sepse mentaliteti ynë është në momentin e fundit të paraqitemi"; tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov pas vizitës së sotme të arave të "Agrounia" dhe prezantimit të llojeve të certifikuara të grurit të Maqedonisë në kuadër të shënimit të Ditës së grurit.

Ditëve të fundit, siç tha Cvetkov, ka rrëmujë të madhe dhe nga të gjitha njësitet rajonale ka marrë njoftim se nuk kanë mundësi me kohë t'i regjistrojnë të gjithë agrarët.

Precizoi se subvencionet për grurë këtë vit arrijnë 12.000 denarë për hektar nëse shfrytëzohet material i certifikuar i farave, ndërsa 8.000 denarë ose për 1.000 më pak nga viti i kaluar për jo të certifikuar.

Ministri i Bujqësisë paralajmëroi se deri në vitin 2018 do të zvogëlohen subvencionet nëse shfrytëzohet farë jo e certifikuar, ndërsa pas vitit 2018 nuk do të certifikohen fare bujqit, të cilët do të shfrytëzojnë material jo të certifikuar të farave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail