Konferencë për shtyp e LSDM-së, publikohet bomba e 37-të

Shkup, 8 qershor 2015 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp e publikoi "bombën" e 37-të, me ç'rast mes tjerash bëri me dijë se edhe Fondacioni Shoqëria e hapur Soros është përgjuar.

"Sipas të dhënave që ne i kemi. Në Maqedoni për momentin target i Sasho Mijalkovit më së paku janë dhjetëra organizata joqeveritare. Në mesin e organizatave të përgjuara janë edhe Fondacioni 'Shoqëria e hapur Soros'", tha Zaev.

Lideri i LSDM-së i ftoi përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që t`i marrin materialet me bisedat e përgjuara, pasi që sipas tij, këto materiale u takojnë vetëm atyre.

Sipas Zaevit, Maqedonia do të kthehet në normale vetëm pas ikjes së Nikolla Gruevskit nga qeveria, ndërsa qëllimi i këtij të fundit, përmes përgjimit të organizatave joqeveritare ka qenë që të kontrolloj çdo sferë të shoqërisë, e sidomos ato organizata joqeveritare që kanë vepruar me kritika të hapura ndaj qeverisë.

Në përgjigje të gazetarëve, lideri i opozitës maqedonase e përsëriti qëndrimin e tij, se ata nuk pranojnë zgjedhje të parakohshme me një qeveri të udhëhequr nga Nikolla Gruevski

“Për ne është e papranueshme që zgjedhjet e parakohshme t`i organizoj qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski", tha Zaevi. 

Ai me këtë rast tha se nuk janë duke kalkuluar për të bërë marrëveshje me BDI-në dhe mbrojtur atë nga paraqitja e bisedave të përgjuara.

“Koalicionet i caktojnë qytetarët, dhe nuk i përcakton LSDM-ja. Ne nuk jemi duke taktizuar me BDI-në dhe nuk bëjmë kalkulime në lidhje me këtë gjë. BDI-ja është pjesë e qeverisë dhe ne nuk jemi duke bërë kalkulime me BDI-në. Ata kanë mundësi të ecin para, ta lëshojnë qeverinë dhe ta rrëzojnë Gruevskin”, deklaroi Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve se pse lideri i opozitës nuk po e publikon “bombën” për rastin Monstra, ai u përgjigj se kur t'i vijë koha do ta publikojë edhe këtë të vërtetë.

"Ne mund të kemi njohuri fillestare, por nuk ishte qëllimi i ynë që ta luajmë rolin e gjykatësit hetues, dhe nuk bëjmë kombinime, por kur do t'i vijë rendi do t'i publikojmë edhe incizimet për rastin 'Monstra' dhe kur do t'i publikojmë vet qytetarët do të sjellin përfundime, tha Zaevi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail