Tubim shkencor për amqedonasit me religjion islam

Shkup, 29 qershor 2015 (MIA) - Të nënshtruar në asimilimin e bashkësive të tjera etnike (shqiptarizim dhe turqizim) për shkak të të tjetërsimit në sytë e maqedonasve ortodoks dhe për shkak të përkatësisë specifike shpesh herë duke shërbyer si "monedhë për blerje ose mollë sherri" për qëllimet politike. E tillë është pozita e maqedonasve  me religjion islam  për të cilët sot në ASHAM mbahet tubim shkencor. Tridhjetë pjesëmarrës  me referate gjatë ditës do të mbajnë fjalime me temat për të gjitha segmentet e jetës së tyre, zakoneve, gjuhës dhe historisë.

Kryetari i ASHAM, akademiku Vllado Kambovski në hapjen e tubimit tha se tubimi shkencor në ASHAM ka detyrë të rëndësishme ta nxitë interesin shkencor për, ashtu siç tha, depërtim  në labirinthet e ndërlikuara në raportin mes nacionales dhe etnikes, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër fesë dhe religjionit, dhe si ato ndikojnë sot në kushtet e sinqeritetit dhe globalizimit.

"Nëse është për përcaktim thelbësor të identitetit kombëtar prioritar, etnik ose religjioz. Ose, sërish, është e mundur sintezë e të gjithë individëve determinant, siç janë edhe gjuha, traditat, folklori, zakonet, jeta e përditshme, stili i jetës... Nga ana tjetër, nëse koncepti i tillë më i lartë i identitetit kulturor, i cili i sintetizon të gjithë faktorët e lidhjeve identike të individit dhe grupit shoqëror, fsheh rrezik  nga selektimi i tyre, shtypja dhe zhdukja  nën veprim të fuqisë së asimilimit të një numri të caktuar të tyre, para se gjithash ai etnik", tha Kambovski.

Kryetari i Lidhjes së maqedonasve me religjionin islam Ismail Bojda konsideron se përgjithmonë duhet të kufizohet  se çka është kombi, ndërsa çka është religjioni që të mos përdoret në qëllimet për asimilim  dhe të mos shkaktojë ndarje dhe urrejtje. E përdori simbolikën e Nijazi Limanovskit i cili të dy kategoritë i ka ndarë  me dy trena të cilët nisen në stacion të njejtë. "Ato nisen paralelisht  në drejtim të njëjtë  dhe asnjëherë nuk do të përplasen, përveç nëse mjeti nuk e bën atë", tha Bojda, duke potencuar se për shembull ushtarët me parashenjë fetare  në hapësirën e Ish Jugosllavisë.

"Neve për shkak të besimit duan të na ndajnë, të na asimilojnë, të na çrrënjosin nga rrënjët tona maqedonase, të na zhdukin, të mos ekzistojmë si maqedonas. Por, neve ekzistojmë, edhe atë në numër mjaft të madh. Në Republikën e Maqedonisë jemi më shumë se 150.000 dhe në Gorë dhe në Gollobërd dhe në vende tjera në Shqipëri, në Kosovë, Greqi, Bullgari, e më shumë në Turqi, rreth tre milionë... Institucionet shtetërore të Maqedonisë duhet të angazhohen dhe t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që maqedonasit me fenë islame ta gjejnë vendin e tyrë në shtetin e tyre nën dielln e tyre maqedonas, si pjesë e pandashme nga populli dhe kombi maqedonas", tha Bojda.

Valentina Bozhinovska, drejtoreshë e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, apeloi që të ruhet trashëgimia kulturore dhe linguistike e maqedonasve myslimanë sepse në dialektet e tyre në rajonin e Rekës, tha ajo, është ruajtur dialekti më tradicional i gjuhës maqedonase, të cilin e kanë folur edhe para islamizimit.

Apeloi që ata të munden në gjithë Maqedoninë ritet fetare t'i kryejnë në gjuhën maqedonase, siç praktikohet në pjesën e Rekës. Kërkoi edhe revidim në procesin arsimor, respektivisht rastet e vendosjes së detyrueshme të gjiuhës shqipe ose turke në vend të gjuhës maqedonase në mësimin në disa shkolla në Maqedoninë perëndimore, ku mësojnë maqedonas të fesë islame. Bëri thirrje që edhe ata të integrohen në institucionet shtetërore, njëjtë sikur edhe pjesëtarët e bashkësive tjera etnike, që të parandalohet procesi i emigrimit të tyre masiv, më shumë në Itali.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail